Romelu Lukaku dhe Pol Pogba janë dy nga rikthimet më të bujshme në Serinë A, por sërish ish-lojtarët e Mançester Junajtid nuk mbajnë kryesimin për lojtarët më të paguar në Itali.
Në krye të kësaj lisë është pikërisht ai që kërkon me ngulm dhe largimin nga ky kampionat. Bëhet fjalë për Matijas De Ligt. Holandezi përfiton 10,1 milionë paund në vit me Juventusin dhe sërish nuk është i lumtur në Torino.
I dyti është sulmuesi i Interit, Aleksis Sançez. Kiliani përfiton 8,4 milionë paund dhe për këtë gjë zikaltrit kërkojnë me ngulm që ta shesin.
Vendin e tretë e mban një tjetër “i padëshiruar”. Bëhet fjalë për mesfushorin e Juventusit, adrien Rabio. Francezi duket se nuk bën pjesë në planet e Alegrit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye dëshiron që ta shesë.
Pas tyre vijnë disa nga blerjet më të bujshme në Serinë A këtë sezon. Lukaku, Pogba, Vlahoviç dhe Di Maria janë lojtarët që vijnë më pas në listë, ndërsa vendi i 8 mbahet nga Aron Ramsej, ndërsa Lautaro me Kulibalin mbyllin renditjen, me këtë të fundit që pritet të largohet drejt Çelsit.
Shikohet që kjo listë mbizotërohet vetëm nga lojtarët e Juventusit dhe tre të Interit, ndërsa nga kampionët e Milanit nuk ndodhet asnjë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…