Ish-mesfushori i Tiranës, Enriko Papa, ka firmosur për dy vite me skuadrën e Rizesporit.
29-vjeçari u largua këtë sezon nga Botosani në Rumani, ku luajti për katër vite, për të provuar një aventurë të re.
Papa ishte së bashku me menaxherin e tij, Mario Cenolli, gjatë prezantimit, me këtë të fundit që mundësoi këtë transferim.
Sezonin e ardhshëm ish-i i Tiranës do të ndihmojë skuadrën e tij të re për të arritur dhe një herë sim objektiv ngjitjen në Superligë, pasi këtë vit ra nga elita e futbollit turk.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…