“Kushtet super te Egnatia”, trajneri Tetova: Tani duhen… ndeshje

Që nga e hëna, rrogozhinasit vijojnë seancat stërvitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova janë vënë të gjithë futbollistët, ata që mbetën nga sezoni i kaluar, si dhe afrimet e merkatos. Trajneri Edlir Tetova vlerëson maksimalisht kushtet e akomodimit dhe të stërvitjes, duke kërkuar t’i shfrytëzojnë në maksimum ditët në dispozicion.

EDLIR TETOVA 2

“Jam shumë i kënaqur me kushtet në të cilat do të punojmë këtu. Që nga akomodimi, ushqimi dhe terreni ku stërvitemi. Kemi nisur punën dhe do ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë periudhë në të gjitha drejtimet. Qëndrimi bashkë do të ndihmojë harmonizimin e grupit e, po ashtu, futbollistët të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Jam i kënaqur nga angazhimi dhe serioziteti me të cilin futbollistët kanë startuar përgatitjet”, ka thënë Tetova për “Panorama Sport”.

Krahas seancave stërvitore, Egnatia ka programuar edhe disa miqësore, ku mësohet se dy prej tyre do të zhvillohen në datat 18 dhe 23 korrik. “Kemi programuar miqësoret e para dhe do kërkojmë të tjerë kundërshtarë, përveç dy takimeve tashmë të konfirmuara. Nisur nga fakti se kemi bërë shumë afrime, mendoj se do të na duhen sa më shumë miqësore që futbollistët të funksionojnë si grup e të njohin lojën e njëri tjetrit”, theksoi trajneri i Egnatias.

Deri më sot, në kampingun stërvitor nuk i janë bashkuar ekipit ganezi Majkëll Agbepornu për arsye vonese të marrjes së vizës, si dhe sulmuesi Pedro.

Ky i fundit konfirmohet se do të bashkohet me grupin në datën 23. Këtë merkato Egnatia ka qenë ekipi më i investuar e tashmë para trajnerit Tetova shtohen dilemat e krijimit e harmonizimit të grupit. Miqësoret priten të jenë testet ku ekipi do të kërkojë të harmonizojë elementët dhe lojën në tërësi.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×