Gjendet akordi, titullari i padiskutueshëm i zikaltërve do të largohet nga Interi brenda 48 orëve

Milan Shkriniar është padyshim emri më i lakuar i merkatos së Interit.

SKRINIAR

Mbrojtësi është në qendër të axhendës së zikaltërve, që janë në kontakte të vazhdueshme me PSG-në për të gjetur akordin për transferimin e tij në Francë, një akord që më në fund ka mbërritur, sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”.

60 milionë euro plus 5 milionë euro në formë bonusesh përflitet se është shifra përfundimtare për të cilën është arritur marrëveshja, e cila pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve.

Falë këtij operacioni, sllovaku do të përfitojë 7.7 milionë euro në sezon plus bonuset në kontratën 5-vjeçare që do të nënshkruajë me parisienët, numra këta që kanë qenë faktor edhe në vendimin e 27-vjeçarit për të zgjedhur PSG-në në vend të Çelsit.

Shkriniar ndodhet momentalisht në Apiano Xhentile, ku i është bashkuar Interit në grumbullim, por nuk ka udhëtuar për miqësoren me Luganon dhe vetëm për dy ditë mund të presë biletën e vajtjes drejt Parisit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×