Aksioni në Fier/ Thasët me pleh që dyshohet se fshihet droga, gazetari zbulon detaje nga vendngjarja: U gjetën në banesën e ish-kryekomunarit të PS, disa kamionë…

Droga Ne Frakull Fier

Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar nga Frakulli i Fierit, aty ku u zhvillua mbrëmjen e sotme super operacioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze ku u zbuluan rreth 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia si dhe fishekë.

Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes.

Ndërkohë thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×