Karim Benzema ka mbyllur një sezon spektakolar me Real Madrid, të cilin e ka udhëhequr drejt titullit në La Liga dhe triumfit në Ligën e Kampioneve. Por ylli i madrilenëve kërkon që të bëjë edhe më mirë në sezonin e ri, pasi i ka vënë vetes si qëllim që të arrijë një rekord personal.
Sulmuesi spanjoll shënoi 27 gola në kampionat në sezonin e fundit, duke u shpallur golashënuesi më i mirë më diferencë të thellë nga ndjekësi më i afërt, Iago Aspas, i cili kishte vetëm 18 gola. Por francezi nuk është i kënaqur me kaq. Ai dëshiron që të thyejë barrierën e 30 golave në një edicion në La Liga dhe këtë ia ka vënë si qëllim vetes, i bindur se mund ta arrijë këtë numër.
Ky është rekordi personal që ai kërkon, ndërkohë që “Marca” bën të ditur se francezi do të tentojë në çdo mënyrë që në vitet e mbetura në kontratën e tij, t’i afrohet Kristiano Ronaldos dhe rekrodit të golave që ai ka vendosur me fanellën e Real Madrid. Ronaldo ka shënuar 451 gola me këtë fanellë, ndërsa Benzema aktualisht është i ndalur në shifrën 323.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…