Spaleti kërkon ribashkimin me të, Napoli piketon titullarin e Interit si zëvendësuesin e Kulibali

Napoli po kërkon të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për Kalidu Kulibali, me mbrojtësin që u zyrtarizua pak orë më parë si blerja e re e Çelsit. Napoletanët duket se në listën e tyre të objektivave kanë vendosur edhe mbrojtësin e Interit, Stefan De Vraj, i cili mund të largohet nga zikaltërit.

DE VRAJ

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, tekniku Luçiano Spaleti do ta dëshironte një ribashkim me holandezin të cilin e ka drejtuare dhe në periudhën kur ishte trajneri i Interit, duke e pasur një pikë fikse në formacionin e tij.

Kontaktet mes klubeve janë ende në fazën fillestare, por zikaltërit do të ishin të hapur për një shitje të mundshme të De Vraj, me transferimin e tij te Napoli që mund të shtonte mundësitë e qëndrimit të Milan Skriniar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×