Zyrtarizimi është çështje orësh, por Robert Levandovski mund të thuhet se është futbollisti i ri i Barcelonës.
Sulmuesi polak ka zbarkuar ditën e sotme në qendrën stërvitore ku Bajerni i Mynihut po kryen fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik, është parë duke u përshëndetur me trajnerin Julian Nagelsman.
Aventurës 8-vjeçare i erdhi fundi dhe sipas asaj që raporton gazetari sportiv dhe njëkohësisht eksperti i merkatos, Fabricio Romano, 33-vjeçari do të udhëtojë drejt Barcelonës ditën e nesërme për të zhvilluar vizitat mjekësore, por edhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” për një kontratë 3-vjeçare me katalanasit, ku opsion është edhe për një vit më shumë.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Bajernit në Bundesliga, Robert Levandovski u aktivizua gjithsej në 34 ndeshje nga ku shënoi 35 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.
Julian Nagelsmann and then whole Bayern team with the farewell to Robert Lewandowski during today’s training session. 🔴👋🏻 #FCB
Contracts are now being checked in order to sign as soon as possible with Barcelona – Lewandowski will travel on Sunday as expected.@BILD 📸 pic.twitter.com/yA3zjCAdut
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2022
– Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
E KRYER/ Vjen dhe “tymi i bardhë”, Levandovski një hap larg transferimit te gjigantët europianë

Loading…
Loading…