Largimi i mundshëm i Mehmetit ndryshon merkaton e Partizanit, “Demat” rikthejnë në vëmendje një pistë të vjetër

Viktor da Silva ka qenë një nga emrat më të përfolur të merkatos së Partizanit që në hapat e parë, por kjo lëvizje mbeti e pafinalizuar. Fillimisht u tha se pengesë kryesore është kondicioni dhe gjendja shëndetësore e lojtarit, që vinte pas një dëmtimi në finalen e Kupës me Vllazninë.

VIKTOR DA SILVA

Arsye tjetër ka qenë mospërfshirja e sulmuesit nga Brazili në planet e trajnerit Dritan Mehmeti, i cili nuk e shikonte të nevojshëm në ekip para lojtarëve që kishte në dispozicion.

Por largimi i trajnerit Mehmeti mund të ndryshojë trajektoren për brazilianin, duke kthyer sërish pistën “Da Silva” te kryeqytetasit. Në fakt, Partizani e vuajti shumë mungesën e një lojtari të tipit të ish-sulmuesit të Vllaznisë në duelin e kthimit me Saburtalon.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×