Cigare kontrabandë, automjet i vjedhur dhe shuma parash të padeklaruara, zbulohen 3 raste flagrante në Portin e Durrësit

Whatsapp Image 2022 12 01 At 12.37.57

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”, ndërsa janë zbuluar 3 raste të paligjshmërive në Portin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, vijojnë kontrollet 24/7, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Në kuadër të kontrolleve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Seria”, u goditën 3 raste të këtyre paligjshmërive dhe:

– u arrestua shtetasi A. J., 44 vjeç, banues në Maqedoni, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara;

– u arrestua shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare me pajisjet bashkëkohore dedektuese, u konstatua se po tentonte të hynte në Shqipëri, me një automjet që rezulton i vjedhur në Itali;

– u referuan materialet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e PKK Port Durrës, në tragetin e linjës nga Italia, me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan 8870 paund, 410 euro dhe 50 000 lekë të rinj, të padeklaruara sipas normave ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×