Skandali i Gjykatës Administrative, nuk hedh në short çështjen për pezullimin e prishjes te ‘Prestige Resort’, avokati: Çdo veprim i mëvonshëm i pakuptimtë

Avokati I Presige

Avokati i “Prestige Resort”, Erion Kanxheri, u shpreh ende nuk ka asnjë përgjigje nga gjykata lidhur me depozitimin e bërë një ditë më parë për kërkesën për sigurimin e padisë që konsiston në pezullimin e shembjeve të hotelit.

Ai tha se ndërsa do duhej të ishte shortuar që ditën e djeshme çështja për t’i kaluar më pas gjyqtarit, kjo nuk është bërë ende sot.

Ai tha se pret që shortimi të ndodhë patjetër sot, dhe më pas me procedurë urgjente të shqyrtohet çështja nga gjyqtari, pasi çdo veprim i mëvonshëm do të ishte i pavlerë, për shkak se IKMT vijon me shembjen e objektit.

“Dje në orët 8 kanë nisur ndërhyrja, në orën 9 ne kemi depozituar një kërkesë për sigurimin e padisë që konsiston në pezullimin e prishjeve, sipas ligjit është një kërkesë urgjente dhe duhet të shqyrtohet në mënyrë të shpejtë. Prisnin që dje organet të shortonin gjyqtarët, por jo nuk është bërë.

Sot jemi paraqitur për të marrë informacion dhe na rezulton se ende nuk është hedhur shorti, për këtë i kemi dorëzuar një kërkesë të dytë. Nga sekretaria na u pohua se ende nuk është hedhur shorti dhe me shumë gjasa mund të shortohet rreth orës një. Praktikisht dita e djeshme dhe e sotme i heq mundësinë gjykatës për të shqyrtuar një çështje që është urgjente.

Dosja është në sekretarit dhe pret të shkojë tek gjyqtari sipas shortit. Ne shpresojmë që gjykata të shortojë çështjen në mënyrë urgjente, dhe presim që gjyqtari ta shqyrtojë sot në mënyrë urgjente”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×