Nëse Napoli ka Lobotkën dhe Roma do të ketë Matiçin, Fiorentina dhe Lacio i kanë varur shpresat te Marko Antonio dhe Mandragora. Seria A njihet si kampionat taktike dhe nevojiten lojtarë që të ndezin dritat e lojës. Problemet reale, në këtë aspekt, i ka Juventusit. Deri më tani, drejtuesit nuk i kanë dhuruar Masimiliano Alegrit asnjë lojtar që është regjisor i mirëfilltë. Pogba ka vizion loje, por nevojitet më i avancuar, teksa edhe Lokateli ka kufizimet e tij kur i kërkohet të ndërtojë. Mungesën e regjisë, Juvja synon ta kompensojë me gjenialitetin e Di Marias, i cili gjithsesi mbetet një lojtar që fabrikon asiste. Edhe Milani me Interin kanë problemet e tyre, por jo në këtë sens.
“GJITHËFUSHORI” TONALI
Në sezonin e kaluar bëri gjithçka. Rezervë, regjisor e skenarist. Vështirë t’i gjesh një rol Sandros pas një sezoni si kampion Italie. Ai ka luajtur në të gjitha territoret që përfshin mesfusha. Ndaj Napolit në transfertë u aktivizua para mbrojtjes, ndërsa kundër Veronës si “zaptues” hapësirash. Pioli i beson edhe si arkitekt krah Benaserit, teksa evolucioni i djaloshit vijon. Taktikisht do të njohë koncepte të tjera, sidomos nëse Milani afron një mesfushor që nuk i ngjan Kesit. E sigurt është që skuadra nuk bën dot pa të, pasi një formacion dinamik ka nevojë për një “far” dinamik.
KONVERTIMI I BROZOS
Inter orbiton rreth Brozoviçit. Prej vitesh, kroati është qendra e mesfushës, dirigjenti i orkestrës, ai që dikton kohën e manovrës dhe presionit. Megjithatë, kroati ka lindur si i tretë mesfushe. Ishte Spaleti që i qepi kostum aktual në vitin 2018, pikërisht kur karriera zikaltër e Brozos dukej se ishte në fund. Në atë sezon, ai ndryshoi, duke u bërë thelbësor për çdo trajner. Nga Konte te Inzagi, asgjë nuk ka ndryshuar: gjithçka rrotullohet rreth Marselos së pazëvendësueshëm, i cili gjithashtu filloi të shënonte sërish në kampionatin e kaluar, gjë që është mirë. Interi i mori edhe një zëvendës të besueshëm si Asllani, por edhe për pak kohë fari do të jetë Brozoviçi.
Arena e Lajmit

Loading…