Përndiqte prej kohësh një vajzë të mitur, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Policia Naten 0 1024x538 1

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 27-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur një shtetase të mitur prej disa kohësh.

Raportohet se shtetasi me iniciale A. L. ishte banues në Gorishovë të Fierit dhe gjykata i ka caktuar atij masën e arrestit me burg.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin A. L., 27 vjeç, banues në Gorishovë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×