Dhëndri masakroi me thikë babë e bir në Vlorë, zbardhet identiteti i autorit (EMRI)

1563473836 Thike

Zbardhet identiteti i plotë i autorit të plagosjes së babë e bir në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se Rildi Kocja goditi dje me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij pas një sherri për motive të dobëta.

Pak pas krimit ai u arratis, për t’u arrestuar më vonë nga policia.

Duket se një konflikt i çastit fillimisht me 30-vjeçarin Albion Brahushi ka bërë që dhëndri të nxirrte thikën, duke e goditur rreth 10 herë. Më pas në konflikt është përfshirë edhe babai i Albionin, 60-vjeçari Xhevdet Brahushi, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur disa herë në bark, gjoks dhe këmbë.

30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.
Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet si jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×