Simone Inzagi, edhe pse nuk shkoi më shumë se barazimi kundër Monakos, e ka marrë me sportivitet rezultatin dhe ka vendosur të shikojë gjërat e mira që kjo sfidë i ka dhuruar, fundja ky është edhe qëllimi i këtyre ndeshjeve miqësore. Në përfundim, trajneri zikaltër ka shprehur vlerësimin e tij për Asllanin, pa lënë mënjanë edhe sinjalet për merkaton, aty ku Gleison Bremer është gjithmonë e më pranë.

MIQËSORJA – “Jam shumë i kënaqur, i dinim të gjitha vështirësitë që do të hasnim, sepse ata ishin në kushte më të mira se ne. Ata punojnë që prej 15 qershorit, kurse ne vetëm prej 6 korrikut. Ndeshje të tilla të bëjnë të rritesh, pasi edhe pse kemi pësuar dy gola për gabimet tona, kemi qëndruar konstant në vazhdim duke kërkuar golin deri në fund. Në mbrojtje kemi pasur disa probleme, por është e vështirë të japësh mësime taktike tani që kemi kaq pak kohë që jemi rikthyer në stërvitje. Darmian, D’Ambrozio e Dimarko kanë bërë sakrifica, por Dimarko ka bërë një 60-minutësh shumë të mirë”.
ASLLANI DHE TË RINJTË – “I kënaqur nga prezantimi i Asllanit? Asllani ka qenë fantastik këto ndeshje të para, po bën shumë mirë dhe është përshtatur menjëherë me skuadrën, ashtu siç kanë bërë edhe të rinjtë e tjerë. Jam i lumtur që u kam dhënë mundësinë në këto ndeshje të tregojnë aftësitë e tyre dhe ata po e shpërblejnë në fushë me paraqitjet e tyre”.
GRUPI DHE MBROJTJA – “Tani që janë kthyer edhe lojtarët e tjerë mund të punoj me gjithë grupin, edhe pse duket që në mbrojtje jemi në emergjencë. Gjithsesi, unë jam i qetë sepse kemi drejtues të aftë dhe tani ata po punojnë me një tratativë të rëndësishme, për të cilën unë po insistoj dhe mund të na sjellë përforcimin që presim në mbrojtje”.
TIFOZËT – “Tifozët kanë qenë gjithmonë të shumtë në numër dhe na kanë mbështetur në çdo ndeshje, ashtu si kanë bërë në këtë miqësore. I falënderojmë shumë dhe shpresojmë që të kenë të njëjtin ritëm edhe pas 13 gushtit, kur me fillimin e kampionatit, që shpresojmë të na gjejë në formën e duhur, do të kemi edhe më shumë nevojë për ta”.
Arena e Lajmit
Loading…
and then