Zlatan Ibrahimoviç ka rinovuar me një tjetër vit kontratën e tij me Milanin, duke vazhduar të jetë pjesë e kuqezinjve e shpresuar që të jetë protagonist me kampionët e Italisë pasi të lërë pas krahëve dëmtimin që e detyroi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai ka shpjeguar se dëshira e pashtershme për të pasur sa më shumë suksese, e bënte atë që të vazhdonte të përjetonte me shumë dëshirë sfidën e radhës në karrierën e tij.
“Në jetë duhet të kesh gjithmonë dëshirë të bësh më shumë. Një person i kënaqur ulet në divan dhe relaksohet. Unë nuk dua, dua të qëndroj në majë të gishtave dhe të ec mbi zjarr, pasi kështu ndjehem i gjallë,. Nuk jam 100% i kënaqur, dua më shumë. Dua të bëj edhe më shumë. Duhet të besosh: kur e bën, gjërat do të vijnë në një mënyrë apo në tjetrën”, ishin fjalët e Ibrahimoviç pas firmës në kontratën e re me Milanin.
📽️ Never satisfied, alwaIZ hungry for more ❤️🖤 #ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/fbTXvTP7EW
— AC Milan (@acmilan) July 18, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
and then