Momenti i parë para kamerës nuk ka qenë aspak i lehtë për moderatoren Lei Kraja e cila e përshkruan si ‘skandal’.
Ajo shprehet se ka pasur probleme me gjuhën shqipe dhe dridhej nga emocionet. “Skandal, skandal, skandal! Kisha shumë probleme me gjuhën dhe nuk flisja shqipe të pastër. Jam shumë falënderuese ndaj kolegëve dhe eprorëve të mi, të cilët patën durim të madh me mua. Mbaj mend që vetëm dridhesha nga emocionet dhe bëja shumë gabime në të folur.”-ka treguar prezantuesja për ‘Revista Living’.
E duke qenë se jemi te nëna, moderatorja nuk ka ngurruar të shpreh dëshirën që shumë shpejt të bëhet nënë. Ndonëse ajo e ruan me fanatizëm jetën personale dhe nuk dihet gjë për statusin e saj, Lei është shprehur: “Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë.”
Ajo ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku u shpreh kështu për zemrën: “Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa!”
Lei tha se nuk ka asnjë pendesë në jetë, pasi çdo gjë e ka bërë me zemër, po ashtu nuk do të ndryshonte asgjë në imazhin e saj, ndërkohë që sa i përket karrierës, do donte që të provonte një spektakël në ekran.
Arena e Lajmit

Loading…