Iu gjet në banesë kokainë dhe marijuanë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet shqiptari në Selanik. Pamjet nga aksioni

10122022narkotikakentrmakedonia

Policia e Selanikut ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me drogë. Mësohet se operacioni u krye nga policia e Verias.

Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Ndërkohë, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 9 raste ku janë kapur në total rreth 274 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare. Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×