Shpërthen në flakë kabina elektrike në Lazarat, mbetet pa energji gjysma e fshatit

1567076621 Kabina

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, duke lënë pa energji gjysmën e fshatit. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kordhoçë, pjesa e poshtme e fshatit Lazarat, ku njëra prej kabinave elektrike u vu nën flakët e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do shkaktonte situate kritike.

Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasoje e një falsokontakti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×