Trazira në burgun e Korydallos, shqiptari dhe miku i tij presin kangjellat e qelisë dhe tentojnë të arratisen

1f9e64ac 6072 4e3e 97a4 Fd2408851901

Trazira janë shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Korydallos, teksa dy të burgosur, një shqiptar dhe një palestinez, të repartit të 4-të po përgatiteshin të arratiseshin, por u parandaluan pas një hetimi nga punonjësit e burgut, të cilët u njoftuan në kohë për qëllimin e tyre.

Konkretisht, informacioni ka mbërritur në Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikës Antikriminale, i cili ka dhënë udhëzime për hetimin e kryer në IEVP I.

Në një qeli ngjitur është gjetur edhe një pajisje celulare, e cila mund të ketë lidhje me tentativën e arratisjes, e cila është konfiskuar dhe po kontrollohet. Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×