Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet rruga që të çon në fshatrat e Kurveleshit

Kuvelesh

Reshjet e shiut kanë shkaktuar situatë kritike në Tepelenë. Gazetarja Brikena Metaj raporton se si pasojë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.

Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Si rjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendgjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×