“Kemi bërë një ndeshje të mirë”, Shehi nuk dorëzohet: U mërzita te rasti i fundit, por mbetet e hapur

Orges Shehi vazhdon të ketë besim se Tirana mund të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Trajneri i bardhebluve, pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë Zrinjskit, shpjegoi për “SuperSport” pse kishte këtë bindje.

bandicam 2022-07-19 22-06-36-469

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe ndoshta meritonim më shumë. Kur e nis lojën me gol bëhet e vështirë dhe të vjen keq që marrim gol shumë të evitueshëm. E dinim që kundërshtari rivënien e ka të gjatë, ndaj ndryshuam qendërmbrojtësin, gabuam, pësuam dhe skuadra pastaj reagoi. Ishim gjithmonë në kontroll e disa situata mund t’i kishim zgjidhur më mirë, sidomos luajtjen e topit nga poshtë.

Sigurisht që na mungon pak organizimi nga poshtë, se luajmë me dy qendërmbrojtës me të djathtën. Mundoheshim që të ulej poshtë Aleksi, por në metrat e fundit nuk ishte finalizimi si duhet, binim në presion shumë shpejt në presion dhe na bllokonin Najdovskin për të dalë para.

Mendoj që meritonim më shumë. Skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë, përveç disa gjërave të vogla. Në fund kërkonim, sidomos me daljen e Qefalisë, nuk kërkonim të luanim nga poshtë, nuk merrnin lojtarët komandën mirë dhe lanë boshllëqe. U mërzita te rasti i fundit se në fund nuk mund të luash me qarkullim topi, por të kërkonin Devid. U rrezikuam për të pësuar golin e dytë. Mendoj se ndeshja vazhdon të jetë e hapur, besimi është prezent se është me vajtje-ardhje”, tha Shehi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×