Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Robert Levandovskin, duke treguar edhe detajet financiare të firmës së polakut me katalanasit. Një marrëveshje që ka sjellë një reagim aspak të qetë nga ish-klubi i tij, Bajern Mynih, me Julian Nagelsman që ka shpërthyer në kritika.

Katalanasit bënë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se 33-vjeçari nënshkruante një kontratë katërvjeçare me ta, ndërsa ishte blerë për 45 milionë euro nga Bajern, me 5 milionë euro të tjera si bonuse. Për t’u siguruar që askush nuk do t’i rrëmbente bomberin e ri, klauzola e largimit ishte fiksuar në shifrën 500 milionë euro.
Nuk ka vonuar edhe deklarata nga ana e bavarezëve, me trajnerin Julian Nagelsman që ka kritikuar hapur të gjithë ata që merren me bilancet e klubeve. “Barcelona është klubi i vetëm që nuk ka para, por në fund blen çdo lojtar që do. Nuk e di se si ia bëjnë, është pak e çuditshme dhe çmenduri”, theksoi trajneri i Bajernit para gazetarëve.
Arena e Lajmit
Loading…
and then