Taulant Seferi e pranon se rezultatet e Tiranës në Europë nuk kanë qenë ato që priteshin. Ylli i bardhebluve, në fjalët e tij për “SuperSport” argumentoi mungesën e rezultateve me faktin se ekipi bënte gabime që vinin nga mospërqendrimi, ose më saktësisht te përqendrimi njëlloj si në kampionatin shqiptar, duke harruar se në Europë duhet një marsh më shumë.

“Nuk jam mërzitur se nuk kam bërë gol por më shumë jam mërzitur se nuk kemi marrë asnjë rezultat. Mërzitem për këtë se e di që do të vijë goli. Nuk po bëjmë atë lojën që duhet të bëjë Tirana dhe kjo po më mërzit shumë. Por çfarë të bëjmë, kështu është futbolli. Tani duhet të punojmë fort, ata me një penallti na bënë gol, ne duhet të shtrëngohemi fort dhe të bëjmë gol, se po bëmë gol do të jetë ndryshe.
Çfarë po ndodh? Nuk e di, kur nuk ec asgjë, mund të ndodhë diçka. Duhet përqendrim më i madh se në kampionatin shqiptar se këto janë ndeshje europiane dhe duhet përqendrim maksimal se 1 përqind po të iku, ndëshkohesh dhe besoj kjo na duhet, përqendrim më i madh.
Çfarë thashë në dhomat e zhveshjeve? Sa u futa, e pashë që janë të gjithë të mërzitur dhe u thashë ‘Çuna ngrini kokën lart, nuk duhet të mërziteni, se kanë bërë një gol nga hiçi. Dhe ne duhet të bëjmë një gol nga hiçi dhe kam besim se do e kthejmë ndeshjen’”, theksoi Seferi.
Arena e Lajmit
Loading…
and then