Enur Totre është drejt largimit nga Tirana, me ofertën që ka ardhur prej ditësh nga Bjellorusia dhe që po e josh së tepërmi.

Mirëpo, në mes është klubi bardheblu dhe kontrata, e cila duhet zgjidhur, teksa Tirana kërkon dëmshpërblim.
“Panorama Sport” mëson se drejtuesit ia kanë bërë të qartë mesfushorit kushtin që kanë për të lënë të lirë dhe në vijim do të ketë të tjera negociata për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Skuadra që po insiston për 25-vjeçarin nga Tetova është Shaktjor Soligorsk.
Kampionia në fuqi e Bjellorusisë ka marrë së fundmi nga klubet e Superiores mesfushorin Ardit Krymi dhe sulmuesin Viktor Feizhao.
Nuk dihet ende nëse bjellorusët janë në gjendje të plotësojnë kërkesën e Tiranës, por Totre pret të largohet.
Arena e Lajmit
Loading…
and then