Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina përplas nxënësin

Një incident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një nxënës të shkollës në momentin që ai po kalonte rrugën.

Fatmirësisht, fëmija nuk ka pësuar lëndime serioze fizike, por është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit për kontrolle mjekësore. Mjekët raportojnë se nxënësi ka pësuar më shumë tronditje psikologjike sesa dëmtime trupore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë shkollave, veçanërisht në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve.

(Arena e Lajmit)


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×