Nga vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë tek integrimi i vendit në BE, Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH. Ja dhurata për Donfried

279221905 537254491103550 2925593787225542913 N

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama theksoi se diskutuan për reformën në drejtësi dhe çështjen e integrimit.

“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱🤝🇺🇸
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse🙏”, shkruan Rama.

Shihet se Rama i ka dhuruar zyrtares së DASH një çantë prej tekstili me motive tradicionale shqiptare.

Arena e Lajmit

Nga vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë tek integrimi i vendit në BE, Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH. Ja dhurata për Donfried

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook