Një statistikë e pabesueshme vjen nga skuadra e Barcelonës.
Sipas asaj që raporton “AS”, pa Lionel Mesin, Barcelona nuk shënon më kurrë nga goditja e dënimit. Një e dhënë kjo që shkon në 50 ndeshje pa shënuar gol nga goditja standarte.
Goli i fundit ishte pikërisht nga ylli argjentinas në një sfidë ndaj Valencias.
Duke parë listën e gjatë të lojtarëve si Dembele, Dani Alvesh, Zhordi Alba, Pike apo edhe Depaj që mund të shënojnë falë aftësive të tyre teknike, kjo statistikë është negative për një skuadër si Barcelona.
– Arena e Lajmit