VIDEO/ Milan argëtohet ndaj Frosinones, gola dhe show kuqezi në Serie A

Milan ka marrë një fitore të thellë ndaj Frosinones, duke triumfuar 5-1 në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Kuqezinjve iu deshën vetëm katër minuta për të kaluar në epërsi. Gabriele Calvani shënoi në portën e gabuar, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës vendase.

Në minutën e 19-të, Gonçalo Ramos realizoi golin e dytë, pas një aksioni të bukur ofensiv, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Megjithatë, Frosinone nuk u dorëzua dhe në minutën e 25-të arriti të ngushtonte diferencën në 2-1, me Patrizio Masinin që riktheu përkohësisht shpresat e mysafirëve.

Protagonist u bë edhe mesfushori shqiptar Ardon Jashari me golin e tij. Vetëm 12 minuta më vonë, në minutën e 60-të, Alphadjo Cisse realizoi golin e katërt për Milanin, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Diego Moreira.

Për rezultatin përfundimtar 5-1 u përkujdes Christian Pulisic, i cili në minutën e 68-të vulosi fitoren e thellë të skuadrës së tij.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×