Gara për Këshillin Kombëtar të PD, mes kandidatëve dhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti

Alimehmeti Me Berishen (1)

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mbahet nesër 1100 delegatët do të zgjedhin dhe 150 anëtarët të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listën me 420 emra kandidatësh, ka dhe figura shumë të njohura për publikun.

Njëri prej tyre është dhe mjeku i njohur, epidemiolog Ilir Alimehmeti. Ai ka qenë një nga zërat më të fortë gjatë dy vjetëve pandemi të COVID-19, duke u bërë shumë i dashur për qytetarët me këshillat e tij, Alimehmeti renditet i 220-ti në listën e kandidatëve.

Vetëm dy ditë më parë Alimehmeti u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në bashkëbisedimin me pedagogë mbi sfidat e arsimit të lartë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook