“Dhanë leje për të gërryer shtratin e lumit Shkumbin, u shemb edhe tuneli, por…”/ Berisha: Rrugët u shkatërruan dhe askush nuk mban përgjegjësi! Mafia shtetërore zyrtare…

Këtë të martë kreu i PD Sali Berisha është ndalur në Durrës, ku ka mbajtur Foltoren e radhës. Berisha është pritur nga mbështetës të tij. Kreu i PD deklaroi se qeveria e kryeministrit Rama e ka kthyer korrupsionin në sistem.

Berisha ka hedhur akuza edhe për infrastrukturën, duke akuzuar qeverinë për vjedhje.

“Kush i vodhi 42 mln për pastrimin? Kush e spostoi hidrovorin në kundërshtim me të gjitha kondicionet e hidrovoreve? Që të gjithë pronësi shtetërore të vjedhura nga vetë shteti. Këta që qeverisin sot shqiptarët, sillen si pushtuesit më të egër që kanë njohur ndonjëherë”, tha ai, duke shtuar: “Ata që kanë ndërtuar atë rrugë kanë ndarë paratë me qeveritarët. Të gjitha rrugët u shembën dhe askush nuk ka përgjegjësi. Thonë na i shembi natyra. Dhanë lejen për të gërryer shtratin e Shkumbinit dhe për të hedhur rrugën që është të paktën 70-vjeçare. U shemb edhe tuneli, por e fshehën tunelin e shembur. Sa të rrezikshëm dhe sa të pamëshirë janë. Një përzierje, mafie shtetërore e zyrtarëve me mafiozë të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat e trupin tonë dhe largojnë shqiptarët nga Shqipëria”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×