
San Antonio Spurs vazhdon të impresionojë në NBA, duke marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 124-112 ndaj Los Angeles Clippers. Suksesi i skuadrës u ndërtua mbi një paraqitje të mirë kolektive, me të gjithë titullarët që realizuan më shumë se 10 pikë. Protagonisti kryesor ishte Victor Wembanyama, i cili e mbylli takimin me 32 pikë dhe 11 rebound.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe New York Knicks, që triumfoi 102-99 në transfertën ndaj Minnesota-s, në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit. Për skuadrën fituese spikatën Karl-Anthony Towns me 22 pikë dhe 12 rebound, ndërsa Jalen Brunson kontribuoi me 21 pikë.
Vazhdon momenti negativ për Golden State Warriors, që pësoi një tjetër humbje, këtë herë përballë Memphis Grizzlies me rezultatin e thellë 126-98. Vendimtar në këtë sukses ishte kontributi i lojtarëve të stolit të Memphis, të cilët realizuan plot 49 pikë.
Ndërkohë, fitore festoi edhe Portland Trail Blazers, që mposhti Milwaukee Bucks me rezultatin 124-114. Njeriu i ndeshjes ishte Damian Lillard, i cili me 33 pikët e tij udhëhoqi skuadrën drejt suksesit.
and then