Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes 5-ditore, arrestohet në Tiranë i dënuari për vjedhje

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes 5-ditore.

Ai u kap nga shërbimet e forcës “Shqiponja”, një ditë pasi duhej të ishte paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hoxha është dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes. Deri më tani ai ka vuajtur 3 vite burg dhe i mbetet edhe një vit për të shlyer dënimin.

Pas arrestimit, pritet të ndiqen procedurat përkatëse për rikthimin e tij në burgun e Rrogozhinës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×