
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pas incidenteve dhe shkeljeve të konstatuara në përballjen e Kombëtares së Kosovës me Izraelin.
Në kuadër të vendimit, FFK-së i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 42 mijë e 250 eurosh.
Krahas ndëshkimit financiar, UEFA ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për takimin e radhës që përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë në shtëpi. Kujtojmë se takimi me Izraelin përfundoi 0-0.
and then