Tuchel vijon misionin, tekniku gjerman: Do të qëndroj tek Anglia edhe në Euro 2028

Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Anglisë përpara Kampionatit Europian të vitit 2028. Trajneri gjerman, i cili më parë ka drejtuar skuadra të mëdha si Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, konfirmon se dëshiron të respektojë kontratën dhe të vijojë projektin me “Tre Luanët”, pavarësisht interesimit të mundshëm nga klubet e mëdha europiane.

Emri i tij ishte lidhur së fundmi me Manchester United, por Tuchel është i qartë për të ardhmen. “Kam firmosur një kontratë dhe dua të qëndroj deri në Europian. Kemi ende objektiva të papërmbushura”, deklaroi tekniku gjerman, duke përjashtuar mundësinë e një largimi përpara vitit 2028.

Tuchel, i cili ka firmosur një zgjatje dyvjeçare të kontratës, theksoi se ndihet shumë mirë në drejtimin e Anglisë, duke vlerësuar marrëdhënien me lojtarët dhe besimin që gëzon nga drejtuesit e Federatës. Megjithatë, ai nuk e përjashton një rikthim në futbollin e klubeve pas përfundimit të aventurës me përfaqësuesen angleze.

Për momentin, objektivat janë të qarta: fitimi i Ligës së Kombeve dhe mbi të gjitha triumfi në Kampionatin Europian të vitit 2028, që do të zhvillohet në shtëpinë e Anglisë.

Mbrëmjen e sotme “Tre Luanët” do të sfidojnë Kroacinë në “Wembley”. Anglia ndodhet në Grupin 3, në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×