
Ndaj Finlandës është një sfidë që duhet fituar për të mbajtur të “gjallë” objektivin e vetëm në grupin C1, vendin e parë, për këtë arsye trajneri Maran nuk pritet të ndryshojë, por do t’i besojë të njëjtit grup që ka zhvilluar thuajse të 4-ët sfidat në Nations League. Në portë rikthehet Berisha, me italianin që i beson eksperiencë së tij edhe pse ndaj Finlandës ai karton i kuq i Berishës ndryshoi totalisht rrjedhën e asaj transferte.
Në mbrojtjen me tre nga minuta e parë do të zbresin Mitaj-Ismajli dhe kapiteni Berat Gjimshiti. Pavarësisht se nuk ka asnjë minutë në këmbë, Maran i beson verbërisht eksperiencës së madhe të Hysajt, i cili edhe ndaj Finlandës do të zbres në fushë nga minuta e parë në krahun e djathtë. Titullar absolut shihet edhe Stavro Pilo, me anësorin e AEK që do të zbres në fushë nga minuta e parë në krahun e majtë. Pilo vjen në këtë sfidë në super formë pasi i ka shënuar gola dy gjigandëve evropian, Man.City dhe Real Madrid.
Nuk pritet të ndryshojë as dyshja e mesfushës, me Asllanin dhe Ylber Ramadanin që kanë rezervuar një fanellë titullari. I vetmi ndryshim në raport me sfidën e fundit ndaj Finlandës është prezenca e Qazim Laçit nga minuta e parë në vend të Arbër Hoxhës, me sulmuesin e Dinamo Zagreb që nuk është në kushte perfekte.
Titullar dhe në qendër të projektit të tij projektohet Ernest Muçi, me yllin kuqezi që vijon formën e tij të shkëlqyer në radhët e Trabzonspor. Nuk preket Rey Manaj, i cili edhe në këtë takim do të mbajë mbi supe peshën e sulmit.
and then