
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede doli në konferencë para ndeshjes ndaj Aarhus në Conference League.
Si është gjendja e skuadrës para ndeshjes?
Besoj se kemi bërë një udhëtim të mirë edhe si orar, por edhe si kohëzgjatje. Organizimi i klubit tonë ishte perfekt. Çdo gjë është në rregull. Tani jemi gati për stërvitjen e fundit.
Kalendari i ngjeshur, a jeni gati?
Ne luftuam, sakrifikuam dhe interpretuam mirë për të ardhur në këtë ditë dhe këtë nivel. Nuk na bën përshtypje ngarkesa apo ngjeshja e ndeshjeve. Besoj që djemtë janë gati.
Grupi është i plotë, përpos mungesës së gjatë të Bakayoko-s. Fernando ishte 100% që me Vllazninë. Shpresoj që edhe nesër do të na ndihmojë.
Çfarë presim nga kjo përballje në transfertë?
Kemi ardhur për të bërë lojën tonë. Duke e bërë këtë gjë, do të marrim rezultatin që meritojmë. Djemtë do të na bëjnë të ndihemi krenarë përsëri.
Nëse edhe ndeshjen e nesërme e kalojmë me sukses, do të thotë që, përballë dy kundërshtarëve danezë, futbolli shqiptar ka progres shumë të madh dhe uroj që gjithë shqiptarët të krenohen me ne. Egnatia për herë të parë ka shkelur në grupet e Europës, Conference League.
Kemi marrë pikën e parë, shpresoj që nesër të bëjmë akoma edhe më mirë seç kemi bërë dhe, në fund, të arrijmë atë objektiv dhe qëllim që kemi.
Pavarësisht emrave të kundërshtarëve, Egnatia është një emër dhe klub që meriton shumë respekt. Kjo në saje të cilësisë së futbollistëve, organizimit të klubit dhe gjithçkaje tjetër.
and then