VIDEO/ Como turpëron United në Champions, Galatasaray ia del në Francë

UEFA Champions League luajti këtë pasdite ndeshjet e radhës. Como triumfoi me shifrat 4-1 ndaj Manchester United, në një sfidë spektakolare. Pjesa e parë u vendos nga një gol i shpejt i Nico Paz, pas dy minutash. Në pjesën e dytë, Nico Paz kompletoi dopietën, ndërsa gjurmën e tyre lanë edhe Douvikas dhe Ramon.

Ndeshje për t’u harruar nga “Djajtë e kuq”, që asnjëherë nuk u futën dot në lojë, pasi goli i Zirkzee erdhi në fund. Në Francë, Galatasaray mundi 2-4 Lille. Akgun zhbllokoi llogaritë, ndërsa Diaoune ktheu gjithçka në favor të vendasve. Pjesa e parë përfundoi 2-2 pas golit të Batrakov. Në pjesën e dytë, Galata siguroi suksesin me autogolin e Ozer dhe me golin e Osimhen.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×