Një tjetër homazh në nderim të CR7? Federata portugeze shpreson

Ndryshimi i numrit 7-të në fanellë, shfaqet me dronë dhe nderimit në stadium nga tifozët, me sa duket nuk mjaftuan për të zbutur shpirtin e trazuar të Cristiano Ronaldo-s, nuk ishte mjaftueshëm për të nderuar një legjendë, një ikonë të futbollit portugez. Lamtumira e tij nga ekipi përfaqësues në atë formë, me një mesazh në rrjetet sociale, nuk mund të jetë kurrsesi mjaftueshëm për një lojtar që i dhuroi kombit të tij aq shumë gëzim dhe trofe.

Më sa duket, këtë e kanë të qartë edhe drejtuesit e Federatës, por edhe vetë CR7, pasi sipas The Athletic, mund të organizohet një tjetër lamtumirë, një turne për të nderuar si duhet C.Ronaldo-n. Gjithnjë sipas The Athletic, e cila i referohet disa burimeve pranë lojtarit, ekziston vullneti dhe dëshira për të organizuar një eveniment për t’i dhuruar CR7 një lamtumirë të denjë.

Pak ditë më parë ishte nëna e tij, Dolores Aveiro e cila zbuloi se Ronaldo kishte mbetur shumë i trishtuar, u ndje pak i respektuar, pasi ceremonia nuk duhej zhvilluar pa praninë e tij.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×