Helmimi i pesë fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike! Presim, rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.

Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike.

Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve.

Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×