
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë një furgon mallrash dhe dy automjete. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar gjatë parakalimit nga drejtuesi i furgonit. Ky i fundit ka goditur nga pas një automjet, i cili më pas është përplasur me barrierën anësore prej betoni. Në vijim, edhe një automjet tjetër është përfshirë në përplasje.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut në këtë aks rrugor.
and then