U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup u konstatua…

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar detaje të reja që kanë orientuar hetimet drejt dyshimit për vrasje.

Pas ekzaminimit të kryer në Tiranë, në trupin e viktimës dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në pjesën e gjoksit.

Fillimisht, dyshimet ishin se 53-vjeçari Urim Fiku, mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.

Megjithatë, konstatimi i plagës së dyshuar nga arma e zjarrit ka hapur një pistë të re hetimi për rrethanat e vdekjes së tij.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×