Gara për “Topin e Artë”/ Benzema, tani është favoriti kryesor

Transferimi i Karim Benzemasë nga Lioni në Real Madrid kushtoi 35 milionë euro në vitin 2009, përveç një udhëtimi vajtje-ardhje me avion privat nga Madridi në Francë. Kanë kaluar rreth 13 vjet që kur francezi zbarkoi për herë të parë në kryeqytetin spanjoll, dhe tani ai është favorit i qartë për të fituar çmimin e “Topit të Artë” 2022.

Benzema

Ishte presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ai që besonte se Benzema do të shihet si lojtari më i mirë në botë në një moment të karrierës së tij dhe francezi i tregoi se kishte të drejtë. Sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 320 herë në 600 ndeshje për Real Madridin, kohë gjatë së cilës ka fituar 20 trofe me “Los Blancos”. Pasi ka jetuar nën hijen e Kristiano Ronaldos për një dekadë, Benzema më në fund është bërë lider i skuadrës.

GARA PËR “TOPIN E ARTË”

Tani Benzema është në garë me lojtarë si Kevin de Bryne, KIlië Mbape, Mohamed Salah dhe Robert Levandovski për çmimin e “Topit të Artë”. Fitimi i çmimit të lartpërmendur do të shkaktojë një klauzolë në kontratën e tij që do të shohë Benzemanë të marrë një bonus të madh.

Në bisedimet e fundit mes Real Madridit dhe lojtarit, të dyja palët diskutuan edhe rinovimin e kontratës së tij aktuale, e cila zgjat deri në vitin 2023. Megjithatë, ata të dy ranë dakord të prisnin dhe të shihnin se si reagon trupi i tij në muajt e ardhshëm. Reali beson se do të ishte e drejtë që Benzema të fitonte “Topin e Artë”.

Francezi nuk ka arritur asnjëherë në podium për çmimin, duke përfunduar i katërti në edicionin e fundit pas Lionel Mesit, Levandovskit dhe Zhorzhinjos. Kujtojmë që Real Madrid mund të fitojë titullin e La Ligas Santander këtë fundjavë përpara se të përballet me Mançester Sitin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions-it javën e ardhshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×