Pas 11 ditësh izolim, rihapet sot rruga Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Si do të funksionojë qarkullimi i mjeteve

Duket se pas 11 ditësh izolimi, lajme të mira vijnë sot për juglindjen. Sot do të rihapet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas pas rrëshqitjeve të dheut tek ‘Arrat e Gurrës’. Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH-së, lëvizja e automjeteve do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm. Ky zgjidhje do të jetë funksionale deri në përfundimin e plotë të rrugës alternative, e cila do të ndërtohet në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të integrohet me trupin e hekurudhës.

Autoritetet bëjnë me dije se segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e plotë të shtresave rrugore. Pas këtij procesi do të kryhet edhe asfaltimi përfundimtar.

NJOFTIMI I ARRSH
Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”.
🚘Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.
🛣️Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
🙏Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.
#arrsh #mie



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×