“Pashë emrin tim në listë”, reagon zyrtari i PD në Sarandë: Nuk garoj dhe nuk bëhem pjesë e Kuvendit

277146614 299995658846277 4494260651333779987 N

Zyrtari i PD në Sarandë, Vesel Koçia, përmes një reagimi në Facebook shkruan se nuk do të garojë për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, që do të mbahet nesër.

Reagimi i tij vjen pasi shprehet se ka parë emrin e tij në listën e bërë publike sot nga Komisioni i  Rithemelimit.

Reagimi i plotë:  

-Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i  Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj:

1)  Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.

2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë  në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.

3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e  një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!

4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!”, përfundon statusi i Vesel Koçia, kryetar në detyre i PD, Sarandë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook