Gati për hapin e madh në karrierë/ Dy klube të rëndësishme Europiane hidhen në sulm për… Vrionin

Sulmuesi  i Kombëtares, Xhakomo Vrioni po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e Tirolit në elitën e futbollit austriak, ku këtë sezon ka arritur të realizojë plot 17 gola, është në garë edhe për golashënuesin më të mirë të kampionatit. 

VRIONI

Forma fantastike e sulmuesit shqiptar, duket se ka joshur 2 klube të rëndësishme Europiane. Sipas “Tuttosport”, Vrioni ka përfunduar në “radarët” e belgëve të Anderlehtit dhe holandezëve të Alkmar.

vrioni

Vrioni është në pronësi të Juventusit, ndërkohë që aktivizohet si i huazuar te skuadra austriake. Si Anderlehti ashtu edhe Alkmari janë të gatshme të derdhi 3.5-4 milionë euro në arkat e klubit bardhezi, për të siguruar shërbimet e Vrionit.

vrioni

Vendimin përfundimtar pritet ta marrin drejtuesit e Juventsuit. Vlen të theksohet fakti se si Anderlehti që drejtohet nga Kompani dhe Alkmari, marrin pjesë rregullisht në Kupat e Europës dhe do të ishin një vitrinë mjaft e mirë për shqitparin.

Arena e Lajmit


Gati për hapin e madh në karrierë/ Dy klube të rëndësishme Europiane hidhen në sulm për… Vrionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook