Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë nga Durrësi

45454454

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacioni “ROAD GUARD 17”, ndërsa janë vënë në pranga 2 shtetas,  Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës, të cilët transportonin drejt kufirit 11 emigrantë të paligjshëm.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, shtetasit Xh. S. dhe B. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë nga Durrësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook