Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit në Superiore, Serxhio Zhunior, po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit turk, me fanellën e Giresunsporit. 27-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48-të, në sfidën ndaj Adana Demirsporit të Balotelit & CO.
Pas asistim me finte të Diabate nga e majta, Serxhio Zhunior, goditi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. Ky ishte goli i katër në këtë sezon për sulmuesin, i cili ka regjistruar edhe 2 asiste.
Futbollisti u bashkua me skuadrën turke në sezonin 2020/2021 nga radhët e Shkupit, duke u shndërruar menjëherë në protagonist.
Te Skënderbu, Serxhinjo, u aktivizua në sezonin 2016/2017, teksa më pak kaloi edhe te kurbinasit e Laccit. Vlera aktuale e brazilianit sipas transfermark ka shkuar 1.5 milionë euro.
Arena e Lajmit