Degradon sherri, babë e bir plagosin me thikë 55-vjeçarin në Sarandë  

Ambulanca

Një 55 vjeçar nga Saranda është plagosur me thikë nga babë e bir pas një sherri për motive të dobëta. Policia e Sarandës bën me dije se shtetasi me inicialet H. H., 54 vjeç, dhe M. H., kanë goditur me mjet prerës për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., banues në lagjen nr.2, Sarandë.

Brenda një muaji gjatë konflikteve në Sarandë, janë plagosur me thikë apo sende të forta 11 shtetas, nga të cilët 2 janë transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda. Për të gjitha ngjarjet, 3 autorë të plagosjeve janë ende në kërkim, ndërsa 6 janë ndjekur në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:

– H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Degradon sherri, babë e bir plagosin me thikë 55-vjeçarin në Sarandë  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook