Dueli me Lushnjen, Kanarsa: Nuk mund ta falim vendin e 4-të

Pasi kanë mbyllur llogaritë me “play off”-in, Juri Kanarsa është më i qetë. E megjithatë, tani kanë një tjetër mision: blindimin e vendit të 4-t dhe për këtë motiv udhëtojnë për pikë edhe në Lushnjë. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri italian thotë:

Juriy KANARSA

“Pasi mundëm Burrelin siguruam objektiv minimal, por asgjë nuk ka mbaruar. Apolonia po tregon nga java në javë se e meriton plotësisht vendin e saj në renditje paçka se jo gjithmonë kemi marrë maksimumin e pikëve.

Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Lushnjës, por kemi punuar intensivisht gjatë gjithë javës. Jemi shumë të motivuar për të marrë një tjetër rezultat pozitiv, sepse ende nuk e kemi siguruar vendin e katërt.

Gjithmonë e kemi nisur ndeshjen me objektivin e vetëm marrjen e pikëve të plota pavarësisht se luajmë brenda apo jashtë fushe.

Tërbuni apo Tomori kundërshtar në ndeshjen e parë shtesë? Nuk ka fare rëndësie për ne. Apolonia është e gatshme të përballet me çdo ekip.

Ajo që vlen tani është që ta presim në shtëpi kundërshtarin. Nuk mund ta mohojmë se në shtëpinë tonë jemi më të fortë dhe djemtë luajnë më të qetë dhe kanë më shumë vetëbesim. Ndaj, le ta shfrytëzojmë këtë faktor”.

HILMI SALIU – Arena e Lajmit


Dueli me Lushnjen, Kanarsa: Nuk mund ta falim vendin e 4-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook